Mbledhje komemorative në nderim të profesor Nimanit, Osmani: Ai do të jetojë me deklaratën e pavarësisë

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 16:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në praninë e krerëve institucional e qytetarëve te shumtë, është mbajtur mbledhja komemorative për profesorin e ndjerë, Shyqri Nimani, raporton Ekonomia Online.

Presidentja e Kosovës  Vjosa Osmani, tha se profesor Nimanin, do të kujtojnë për jetë së bashku me deklaratën e pavarësisë.

Sipas saj ai do të jetojë përgjithmonë, ashtu siç do të jetoj shtetësia e Kosovës.

“Është e vështirë për njeriun që të flas për lamtumirën. Kemi marr fuqi prej tyre e kemi shërbyer duke pasur model ata. Është edhe më vështir të lexosh një shkrim të lamtumirës. E behet shumëfish edhe më e vështirë që të shkruash e të flasësh për njeriun e mirë. Ai këtë e ndau me familjen, shtetin e më të gjithë. Profesor Shyqa, ashtu siç e thërritshin, do ta gjejë paqen në botën e përtejme duke marr dashurinë e atyre që patën fatin që  ta njohin, e duke lënë prapa veprat e tij. Sot ai është shuar fizikisht por këtë energji e ka shpërndarë, ai do të jetojë për jete së bashku me deklaratën e pavarësisë, do të jetoj aq sa do të jetoj shteti jonë përgjithmonë”, tha ajo.

Djali i të ndjerit Alban Nimani, tha se si shoqëri do të duhet që të kujdesim për gjenerata që kanë mbetur, në mënyrë që të krijohen baza për brezat e ardhshëm.

“Kur po të humbka prindi është një gjë që pritet por është një moment që nuk e kalon. E vetmja gjë që mendojmë tani është se pse nuk kemi mundur që të rrimë më shumë më të. Mendoj që ne edhe si shtet edhe si shoqëri duhet ta duam njëri-tjetrin, edhe këta njerëz që tani po i humbim, mendoj që ata që kanë mbete duhet që t’i vlerësojmë që të krijojmë baza të mira për gjenerata e ardhshëm. Shpresoj që ta kujtojmë për të mira babën”, tha ai.

E ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Ceku, tha se profesor Nimani do të përkujtohet gjithmonë si njeri me plotë energji e plotë zell.

“Lajmi i ditës së djeshme ishte lajm i pa pritur për shumë nga ne dhe na ka zënë në befasi. Sepse komunikimi i fundit me profesorin ishte për punën që po e bënte. Takimet e mija së fundit më të ishin për projekte e tij. Kështu do ta kujtojmë gjithmonë plotë energji, plotë zell. Ka lënë shumë vepra shumë gjurmë, jo vetëm në numër por edhe me rëndësi”, tha ai.

Fjalë të mëdha për të ndjerin foli edhe profesor Jusuf Buxhovi. Ai tha se Nimani është pjesë e brezit të intelektualëve të Kosovës.

“Sot përshëndetim nga njeriu që i ka dhënë shpirt identitet edhe artë Kosovës. Desha të ndërlidhem më atë që tha presidentja Osmani emri i tij do të mbete me deklaratën e pavarësisë. Shyqri Nimani i takon brezit të intelektualëve që mund të quhet brezi i intelektualëve të Kosovës”, tha ai.

E kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se emri i profesorit është gdhendur në fushat e artit të Kosovës.

“Emri i Shyqri Nimanit, këtij njeriu me talent të pa numër është gdhendur tani në fushën e artëve. E shumë kush e njeh nëpërmjet veprave grafike. Kontributet e tij shtrihen përtej dizajnit grafik, ai ishte edhe studiues i artit. Profesor Shyqri Nimani kishte edhe një shpirt poetikë”, tha ai.

E pamja për të ndjerin do të filloj nesër e do të vazhdoj deri me datë 26 qershor në shtëpinë e të ndjerit.

Të ngjashme