Kolegji i kryetarëve të PD-së është mbledhur pasditen e sotme në selinë blu.
Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se të pranishëm në këtë mbledhje janë të gjithë kryetarët e degëve në rrethe.
Gjatë kësaj mbledhje pritet të diskutohen disa çështje, në lidhje me vendimet dhe veprimet e ardhshme të opozotës.
Burimet thanë se gjatë mbledhjes do të diskutohet për organizimin e partisë në rrethe, vendimet e marrë nga kryesia, ku ka pasur edhe përjashtime.
Ndërkaq do të diskutohet për protestat e ardhshme dhe zhvillimet e takimeve të drejtuesve të PD-së me qytetarët në bazë, shkruan syri.net.