Newcastle vazhdon të insistojë për Kieran Trippier, por Atletico Madrid nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin në merkaton e janarit.
31-vjeçari ka kontratë me kampionët e Spanjës deri në vitin 2023, teksa “Qymyrxhinjtë” ofrojnë 20 milionë euro për kartonin e tij.
Një shumë e rëndësishme duke llogaritur moshën e anësorit të djathtë, por Diego Simeone nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij.
Trajneri argjentinas nuk ka alternativa në krahun e djathtë të prapavijës, pasi kroati Sime Vrsaljko është i dëmtuar.
AS shkruan se “El Cholo” dhe drejtues të Atleticos janë takuar me Trippier, duke theksuar se lojtari është i rëndësishëm dhe se besojnë tek aftësitë e tij.
Trajneri argjentinas është kundër shitjes së tij në janar dhe shpreson ta ketë në skuadër lojtarin anglez të paktën deri në fund të sezonit.