Ekipet e shpëtimit pritet që të mblidhen për të vendosur nëse do të rinisin kërkimet edhe në ditën e tretë për aeroplanin e zhdukur në të cilin gjendej futbollisti i Cardiff City, Emiliano Sala dhe piloti.
Sulmuesi i klubit nga Premier League dhe piloti David Ibbotson ishin në aeroplanin kur ai u zhduk nga radarët mbrëmjen e së hënës, shkruan BBC.
Kërkimet në një hapësirë prej tre mijë e 880 kilometrash nuk është gjetur asnjë gjurmë e aeroplanit të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit është thënë se do të mblidheshin rreth orës 07:00 për të gjetur mënyrën se si të veprohet tash e tutje.