Mblidhen ekipet e shpëtimit për të vendosur nëse do të rinisin kërkimet për Sala

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Ekipet e shpëtimit pritet që të mblidhen për të vendosur nëse do të rinisin kërkimet edhe në ditën e tretë për aeroplanin e zhdukur në të cilin gjendej futbollisti i Cardiff City, Emiliano Sala dhe piloti.

Sulmuesi i klubit nga Premier League dhe piloti David Ibbotson ishin në aeroplanin kur ai u zhduk nga radarët mbrëmjen e së hënës, shkruan BBC.

Kërkimet në një hapësirë prej tre mijë e 880 kilometrash nuk është gjetur asnjë gjurmë e aeroplanit të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit është thënë se do të mblidheshin rreth orës 07:00 për të gjetur mënyrën se si të veprohet tash e tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme