Krerët e partive të koalicionit Qeverisës nga LDK, AAK e Nisma, janë duke zhvilluar një takim në objektin e Qeverisë së Kosovës, në të cilin po merr pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti
Në këtë takim do të diskutohet për procesin e dialogut me Serbinë, takimin në Washington si dhe çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit.
Ky takim ishte paraparë të zhvillohej javën e kaluar, por është shtyrë për të hënën më kërkesë te kreut të Nismës, Fatmir Limaj.