Nis protesta kundër skandalit “Pronto II”

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 18:09 | Nga

Dhjetëra qytetarë janë tubuar në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të filluar marshin e protestës në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës të organizuar nga shoqëria civile pas publikimit të fundit të përgjimeve, ku protagonist është shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci.

“Pronto pronto, qytetarë të Kosovës bashkojuni protestës edhe nëse nuk keni ‘kunkuru’”, janë thirrjet e para të organizatorëve të kësaj proteste…

“Pronto”, “Alo shef”, janë vetëm disa nga parullat që po i mbajnë në duar protestuesit.

Thirrja e protestës theksohet se po shihet hapur ndikimi ilegal i politikanëve të korruptuar në të gjitha institucionet pa dallim, qytetarët e Kosovës protestojnë nën parullën:
#protestoj
– Kundër korrupsionit
– Kundër ndikimit të klaneve në institucione
– Kundër papunësisë
– Kundër nepotizmit
– Kundër strukturave mafioze
– Kundër sistemit të ndikuar të drejtësisë.

protesta3

protesta1 protesta2

Të ngjashme