Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot duke filluar nga ora 11:00. Në rend dite janë katër pika të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare.
Ndërkohë pritet të caktohet data e seancës së re plenare, ku në rend dite do të jetë debati parlamentar mbi veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe Projekti i Gazit me MCC.