Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në njoftim bëhet e ditur se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të fillojë në orën 11:00.
“Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)”, thuhet në njoftim.
Në mbledhjen e Kryesisë pritet të caktohet mbajtja e seancës së radhës plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, seanca e fundit që u mbajt në Kuvend ishte e jashtëzakonshme, ku u miratua rezoluta për të mos e lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.