Sot do të mblidhet për të mbajtur mbledhje Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja pritet të filloj në ora 11:00 në sallën C-301, sipas njoftimit të Kuvendit,.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
2. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave,
3. Të ndryshme.
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në mbledhjen e Kryesisë
Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.
Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.