Kryesia e Kuvendit do të marrë vendim për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për të vendosur për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës, raporton Ekonomia Online.
Seanca do të mbahet me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti.
FSK-ja, deri më tani, nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit. Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura.