Ka filluar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë mbledhje pritet të merret një qëndrim rreth vendimit që ka marrë një ditë më parë Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së.
AKR-ja ka autorizuar kreun e kësaj partie Behgjet Pacollin që të shohë mundësi për bashkëpunim edhe me partitë jashtë koalicionit të LAA-së.