Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë mbledhjen e kryesisë gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 14:00.
Temë e diskutimit në mbledhjen e kryesisë së VV-së do të jetë përplasja e ditëve të fundit në mes zyrtarëve të kësaj partie, pas publikimit të një komunikimi të brendshëm të anëtarëve të VV-së, ku nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti fyen themeluesin e VV-së Albin Kurti. Ky rast ka ngjallur reagime të ndryshme në mesin e aktivistëve dhe përkrahësve të Vetëvendosjes.
Shumë degë dhe anëtarë të VV-së kanë kërkuar nga paria e kësaj të fundit që ta shkarkojnë nga të gjitha pozitat deputeten Dërguti, raporton RTV21.