Mblidhet Kryesia, vendos për organizimin dhe funksionalizimin e komisioneve

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 11:09 | Nga Albana Hajdari

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka mbledhur shefat e grupeve parlamentare në mbledhjen e Kryesisë, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e kryesisë së re në rend dite është propozimi për organizimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

PDK-ja përsëri nuk po merr pjesë në mbledhjen e kryesisë, kjo pas zhvendosjes së fotografisë së presidentit Hashim Thaçi në zyrën e kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Të enjten Kryesia nuk morri vendim për këtë çështje, përderisa kryetarja Osmani kishte sqaruar se do të jenë 14 komisione, kjo pas zvogëlimit të numrit të ministrive.

Gjithashtu Osmani njoftoj se mbledhja e Kryesisë do të mbahet çdo të hënë dhe seanca do të ketë çdo të enjte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme