Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë me fillim prej orës 13:00.
Deputetët do të diskutojnë vetëm për një pikë të rendit të ditës: Debat parlamentar për politikën e jashtme.
Ky debat është kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është paraparë të mbahej javën e kaluar por dështoi për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.