Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet në dy seanca në të cilën do të cilat në rend dite janë disa pika.
Do të ketë debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend. Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për turizmin, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në seancën e kaluar të Kuvendit, dështoi shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Opozita njëzëri dolir propozimit aktual për rritjen e pagës minimale. Mospërfshirja e veteranëve dhe disa kategorive të tjera, siç janë të verbrit në projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale u konsiderua diskriminuese nga ana e opozitës.