Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës pritet të vendosë për mbështetjen me nga 100 euro shtesë për të gjithë punonjësit e administratës publike të cilët kanë pagë primare deri në 1,000 euro.
Vendimi pritet të miratohet në mbledhjen që kabineti qeveritar e mban sot duke filluar nga ora 10:00.
Në rendin e ditës së mbledhjes së punës të qeverisë thuhet se do të shqyrtohet vendimi për mbështetjen e likuiditetit familjar, në kuadër të pikës 1.4 të masës 3.6 të Pakos për Ringjallje Ekonomike.
Pika 1.4 e këtij vendimi parasheh ndarjen e 100 eurove shtesë në pagat e punonjësve të shtetit.
“Në kuadër të masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar, të gjithë punonjësit në
ndërmarrjet publike që marrin pagë primare deri në njëmijë (1,000 €) e që kualifikohen
për përfitim, mbështeten me shumen e njëhershme prej njëqind euro (100 €)”, thuhet në pikën 1.4 të masës 3.6 të pakos.
Qeveria, në mbledhjen e sotme, ka vendosur në rend të ditës edhe 15 propozim-vendime të tjera.