Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mbajë sot mbledhje në orën 19:00.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të diskutohet për situatën e sigurisë në vend, ka mësuar Paparaci.
Këshilli i Sigurisë së Kosovës përbëhet nga kryeministri, zëvendëkryeministrat, ministri i Punëve të Jashtme, ministri i Mbrojtjes, ministri i Drejtësisë, ministri i Brendshëm, Ministri i Ekonomisë dhe Ministri për Kthim dhe Komunitete.
Kriza në Ukrainë ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë në rajon.
Në Ukrainë sot është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Ky shtet u u ka thënë qytetarëve të saj që të mos vizitojnë Rusinë dhe paralajmëroi çdo ukrainas që ndodhet atje të largohet menjëherë.
Agresionin e Rusisë ndaj dy krahinave në lindje të Ukrainës e kanë dënuar krerët e institucioneve të Kosovës.