Gjatë qëndrimit në Pragë të Çekisë, për pjesëmarrje në samitin e organizuar nga International Commitment of Animal Recording (ICAR) dhe IDF, përpos pjesëmarrjes në seancat profesionale në të cilat janë trajtuar tema profesionale dhe trendë globale lidhur me sektorët e prodhimtarisë blegtorale, janë zhvilluar edhe takime me sekretaritë e ICAR dhe IDF, me të cilat përveç informimit për zhvillimet në sektorët e prodhimtarisë blegtorale, është biseduar edhe lidhur me procedurat dhe mundësitë për anëtarësim më këto organizata, të cilat kanë mandate nga OKB për çështje sektoriale në sektorët e prodhimtarisë blegtorale.
Kështu tha, Arsim Memaj, shef i Divizionit për Blegtori në Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillit Rural (MBPZhR), gjatë takimit koordinues me përfaqësues nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Odës së Veterinarëve të Kosovës (OVK) dhe Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (ShPQK), nga të cilat edhe mori mbështetje.
“Tanimë nga sekretaria e ICAR na është dërguar aplikacioni, ndërsa nga IDF presim që ditët në vazhdim të kemi rekomandimet e tyre, për të cilën na është premtua nga sekretaria”, tha Memaj.
Ai kërkoi mbështetje lidhur me këto nisma dhe në të njëjtën kohë që t’i mundësohet që gjatë përgatitjes së aplikimit të ketë mundësi të realizimit të takimeve dhe me palët tjera me interes nga sektorët me qëllim informimi dhe bashkëpunimi.
“Gjatë gjithë takimeve me sekretaritë e ICAR dhe IDF, kam pasur mbështetje nga përfaqësuesit e Francës dhe ShBA-së”, tha tutje Memaj.
Sfidë sipas tij, është anëtarësimi në IDF, meqë Kosova nuk është anëtare e OKB-së.