MBPZhR njofton nisjen e projektit 20 milionësh për zhvillim rural dhe agroturizëm

Prishtinë | 21 Gus 2024 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton nisjen e një projekti madhor me vlerë 20 milionë Euro, i cili ka për qëllim mbështetje për zhvillimin rural dhe agroturizmin. Ky projekt, i mbështetur nga GIZ-i gjerman në kuadër të Marrëveshjes Ndërkombëtare me Qeverinë Gjermane, synon të stimulojë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës për të gjithë qytetarët, pa dallim gjinie, etnie apo prejardhjeje.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, theksoi se ky projekt përbën një mundësi të shkëlqyer për komunitetet rurale, duke filluar nga komunat veriore. “Me këtë nismë, ne synojmë të fuqizojmë fermerët tanë dhe të promovojmë agroturizmin si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Inkurajoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë në sesionet informuese që do të organizohen në javët në vijim, për të përfituar sa më shumë nga ky projekt,” deklaroi Ministri Peci.

Projekti do të përfshijë një gamë të gjerë aktivitetesh informuese dhe trajnuese për të gjithë të interesuarit, me qëllim ofrimin e mbështetjes dhe udhëzimeve për aplikim në programet e financimit. Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria e Kosovës janë të përkushtuara për të ofruar shërbim të plotë për qytetarët dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Projekti pritet të fillojë në muajin Shtator të këtij viti. Ftesën për pjesëmarrje në sesionet informuese do t’ju dërgojmë në mënyrë pozitive dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët të përfshihen në këtë iniciativë të rëndësishme.

Të ngjashme