Mbretëresha e Afrikës së Jugut vdes nga Coronavirusi

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Një familje mbretërore në Afrikën e Jugut ka konfirmuar vdekjen e mbretëreshës Noloyiso Sandile nga Covid-19.

Ajo ishte motra e monarkut aktual të Zulit, mbretit Goodwill Zwelithini.

Presidenti Cyril Ramaphosa e përshkroi atë si “një bastion të vlerave tradicionale dhe një udhëheqëse frymëzuese dhe parimore e  popullit të saj”, duke thënë se ajo kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mbretërisë së saj në Kepin Lindor, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Afrika e Jugut ka shtatë monarkë të njohur zyrtarisht që përfaqësojnë grupe dhe klane të ndryshme etnike.

Të ngjashme