Mbretëresha Elizabeta II përmes një videomesazhi i ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.
Por duke qenë se kjo është krishtlindja e parë që mbretëresha e feston pa bashkëshortin e saj të ndejrë, princin Filip, ajo kujtoi këtë të fundit me fjalët më të emocionuese.
Mbretëresha fjalimin e saj për kërshëndella e nisi me homazhe për bashkëshortin e saj të ndjerë me të cilin kishte jetuar për plot 73 vjet.
“Megjithëse është një kohë e madhe lumturie dhe gëzimi për shumë njerëz, Krishtlindjet mund të jenë të vështira për ata që kanë humbur të dashurit. Këtë vit, veçanërisht, e kuptoj pse”, tha Mbretëresha.
“Për mua, në muajt që nga vdekja e Filipit tim të dashur, kam marrë ngushëllim të madh nga ngrohtësia dhe dashuria e nderimeve të shumta për jetën dhe veprën e tij, nga i gjithë vendi, Komonuelthi dhe bota. Ndjenja e tij e shërbimit, kurioziteti intelektual dhe aftësia për të nxjerrë argëtimin nga çdo situatë, ishin të gjitha të papërmbajtshme. Ai vezullim djallëzor dhe pyetës ishte po aq i ndritshëm në fund sa kur i vura sytë për herë të parë”, ka thënë ajo.
Por ajo tha se edhe pse i mungon shumë princi, do ta shijojë festën pasi ashtu do të kishte dashur edhe bashkëshorti i saj.
“Por jeta, natyrisht, përbëhet nga ndarjet përfundimtare, si dhe takimet e para dhe aq sa mua dhe familjes sime më mungon ai, e di që ai do të donte që ne t’i shijonim Krishtlindjet. Ne e ndjemë praninë e tij ndërsa ne, si miliona në mbarë botën, përgatiteshim veten për Krishtlindje”, ka vazhduar mbretëresha.
Sipas Mbretëreshës edhe pse COVID gjendet në mesin e njerëzve në këtë kohë festive, ata mund të merren me aktivitete të ndryshme që i ofron kjo festë si stolisja e bredhit, shikimi i ndonjë filmi të preferuar këndimi i këngëve dhënia e marrja e dhuratave e shumëçka tjetër.
“Ndërsa COVID-i përsëri do të thotë që ne nuk mund të festojmë ashtu siç mund të kemi dëshiruar, ne ende mund të shijojmë traditat e shumta të lumtura. Qoftë këndimi i këngëve, dekorimi i pemës, dhënia dhe marrja e dhuratave ose duke parë një film të preferuar ku ne tashmë e dimë fundin, nuk është çudi që familjet i vlerësojnë kaq shpesh rutinat e tyre të Krishtlindjeve. Ne shohim që fëmijët tanë dhe familjet e tyre përqafojnë rolet, traditat dhe vlerat që kanë kaq shumë rëndësi për ne, pasi këto kalohen nga një brez në tjetrin, ndonjëherë duke u përditësuar për ndryshimin e kohëve. E shoh në familjen time dhe është një burim i madh lumturie”, ka shtuar ajo.