Një vogëlushe shpëton mrekullisht nga përplasja e makinës me paradën e Krishtlindjeve (Video)

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 janë plagosur pasi një makinë u përplas në një paradë në shtetin amerikan të Wisconsin.

Pamjet tregojnë një SUV të kuq duke lëvizur u përplasur me një paradë të Krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.

Shefi i policisë Dan Thompson tregoi se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, derisa një person ndodhet në paraburgim, shkruan AP.

AP ka siguruar një pamje se si një vogëlushe i shpëton mrekullisht goditjes nga makina.

Shefi i Zjarrfikësve Steven Hoëard tha se 11 të rritur dhe 12 fëmijë u plagosën dhe u transportuan në spitale nga departamenti i tij teksa nuk dihet se sa të plagosur u dërguan në spital nga të tjerët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme