Mbretëresha Elizabeth II mund të mos i rikthehet detyrave mbretërore dhe e gjitha kjo për shkak të Coronavirusit.
Sipas The sun, edhe pse mbretëresha “nuk dëshiron të ngadalësojë ose të ndalojë së punuari”, ajo do “nuk do të dalë në publik për pak kohë”.
Raportohet se stafi mbretëror e ka lënë bosh agjendën e mbretëreshës deri në vjeshtë dhe biografi mbretëror, Andrew morton, tha për The sun se ka të ngjarë që mbretëresha të mos i kthehet detyrave publike fare.
“ Është jashtëzakonisht e trishto, por nuk mendoj që mbretëresha do të rifillojë punën e zakonshme. Virusi nuk do të largohet shpejt dhe do të jetë këtu me muaj të tërë, në mos vite. Do të ishte e rrezikshme për mbretëreshën që ta takonte njerëz rregullisht. Ajo ka dashur gjithnjë të takojë njerëzit, por s’mund të rrezikojë. Si mund të takojë ambasadorë, të dalë në rrugë, të takojë njerëz në distancë të afërt? Një gjë e tillë do ta vendoste në rrezik, atë dhe princin Philip”
Në këtë pikë, sugjerohet që princi Charles të jetë ai që do të marrë përsipër detyrat e mbretëreshës, megjithëse një sondazh i mëparshëm jo 100 % i besueshëm, tregou se njerëzit duan që princ William të jetë princ-regjent.