Mbretëresha ka dhënë miratimin zyrtarë për martesën e Princit Harry me Meghan Markle.
Përmes një letre drejtuar Keshillit , Lartmadhëria e Saj ka shprehur miratimin për dasmën në ardhje, në mes të nipit të saj dhe të fejuarës së tij.
Një letër e ngjashme ishte nënshkruar nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 2011 para martesës se Princit William dhe Kate Middleton.
Po që se Princi Harry do të ishte martuar pa aprovimin e Mbretëreshës ai dhe pasardhësit e tij nuk do të kishin të drejtë në trashëgiminë e fronit mbretëror.
Aktualisht Princi Harry është i pesti në linjën e trashëgimtarëve pas Princeshës Charlotte.