Gjatë kësaj jave, mbretëresha Elizabeth e II kaloi një natë në spital, ndonëse lajmi është mbajtur i izoluar për mediat, për të mos ngritur dyshime për shëndetin e monarkes 95-vjecare.
“Ishte e mërkurë kur dëgjuam për herë të parë që Mbretëresha nuk gëzonte shëndet të plotë dhe se me rekomandimin e mjekut, duhej të qëndronte në shtëpi dhe të anulonte udhëtimin e planifikuar për në Irlandën e Veriut.
Mësuam se ajo ishte zhgënjyer nga ky lajm. Sot dimë se kishte diçka më shumë pas kësaj këshillë. Pallati Mbretëror konfirmoi se Mbretëresha e kaloi mbrëmjen e të mërkurës e shtruar në një spital privat në qendër të Londrës, për atë që përshkruhet një procedurë normale, thjesht kontrolle.
Ajo e la spitalin të enjten. Prej asaj dite, monarkja është izoluar në Kështjellën Uindsor, aty ku po qëndron për të pushuar por edhe duke punuar, ndonëse shumë pak. Me aq sa kemi mësuar, dimë se nuk është infektuar me Covid, por nuk dimë ende shumë sepse stafi i Mbretëreshës njihet për diskrecionin që ka.
Dimë po ashtu se stafi mjekësor po kujdeset për shëndetin e saj të brishtë. Për herë të fundit, mbretëresha është shtruar në spital, përsëri privat, ka ndodhur në vitin 2013, atëherë thjesht për një dhimbje stomaku. Por në këtë rast, një burim nga pallati mbretëror i tha CNN se vizita është konfirmuar sepse mbretëresha duhej ti nënshtrohej një vizite të rreptë e të detajuar mjekësore.
Burimi tha po ashtu se mbretëreshës iu desh të kalonte natën në spital sepse ekipi mjekësor duhet ta mbante nën vëzhgim. Pallati po përdor po ashtu fraza të qarta për të siguruar publikun, se mbretëresha është në humor teksa po përpiqet të pushojë. Pallati kërkon të sigurojë po ashtu, se mbretëresha gëzon shëndet të plotë”.