Mbreti Charles në fjalimin e parë të Krishtlindjeve ka bërë një nderim emocionues për nënën e tij të ndjerë, Mbretëreshën Elizabeth.
Mbreti Charles e regjistroi mesazhin në vendin e Kapelës së Shën Gjergjit, Kështjella Windsor, ku edhe prehet nëna e tij, shkruan Daily Mail.
Ai pritet të flasë prekshëm për Mbretëreshën Elizabeth në mesazhin, që do të transmetohet në orën 15:00 të ditës së Krishtlindjes.
Në foton e publikuar Mbreti shihet veshur me një kostum elegant blu dhe me një sfond me pemë të madhe Krishtlindjesh.
Po ashtu nuk ka ndonjë detaj tjetër se çfarë përmban fjalimi i tij.