Mbreti i Tajlandës martohet me shefen e gardës personale

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkor, është martuar për herë të katërt sot dhe i dha gruas së tij titullin “Mbretëreshë”.

Sutida Vachiralongkorn Na Ajuda, 40 vjeçare u martua sipas traditave mbretërore me mbretin 66-vjeçar Maha Vichiralongkorn.

Takimi i parë i Sutidës me mbretin u bë gjatë një fluturimi në aeroplan, ku shërbente si stjuardesë.

Më pas, në vitin 2013 u bë pjesë e Gardës së Mbretit dhe mban gradën e gjenerales. Mbreti Maha do të kurorëzohet monarku i dhjetë i dinastisë Chakri në një ceremoni që do zgjasë ditë dhe do fillojë që të shtunën.

Mbreti tajlandez Maha Vajiralongkorn zyrtarisht mori fronin në dhjetor 2016, dy muaj pas vdekjes së babait të tij, Mbretit Bhumibol Adulyadej, në tetor 2016.

Suthida u bë komandante e Njësisë së Operacioneve Speciale të Gardës së Mbretit dhe u promovua në rangun e gjenerales në dhjetor 2016, menjëherë pas hipjes në fron të Vajiralongkorn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme