Amir Rrahmani të dielën e ka festuar ditëlindjen e 25-të të tij. Me këtë rast mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka marrë urime dhe dhurata të ndryshme. Por, dhuratën më interesante ia ka bërë vetvetes.
Këtë e ka bërë përmes ndeshjes kampionale të Kroacisë, të cilën skuadra e tij, Dinamo e Zagrebit, e fitoi me rezultat 3:0 ndaj NK Osijek. Golin e tretë e ka realizuar vet Rrahmani, të cilin ia ka dedikuar ditëlindjes së 25-të të tij.