Mbrojtësi i njohur i Suedisë mungon ndaj Kosovës

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Kosova e nis kampanjën për Botërorin Katar 2022 në “Fadil Vokrri”. Dardanët e presin të dielën Suedinë me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Suedisë do të duhet t’ia dalë pa mbrojtësin e Sampdorias, Albin Ekdal i cili do të mungojë në ndeshjen ndaj Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ekdal u zëvendësua në minutën e 68-të në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë për shkak të lëndimit dhe do të mungojë në takimin kundër Kosovës, kurse pritet të rikthehet te Sampdoria.

Kujtojmë se Suedia e fitoi atë takim me rezultat minimal 1:0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme