Mbrojtësi serb që largoi topin e goditur nga Ronaldo: Nuk ishte brenda

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Serbia luajti baraz me Portugalinë 2: 2 në stadiumin “Rajko Mitic” në Beograd, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Ronaldo goditi topin i cili në bazë të pamjeve dukej se kishte kaluar vijen, por goli nuk u pranua nga gjyqtari.

Kjo krijoi pakënaqësi dhe nervozizëm te portugezi i cili gjuajti në tokë shiritin e kapitenit dhe la fushën.

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe qendërmbrojtësi serb, Stefan Mitrovic, lojtari që largoi topin e goditur nga Ronaldo.

“Ronaldo ka pikëpamjen e tij për situatën, ai mund të jetë i zemëruar, nuk mendoj se topi hyri brenda. Ne jemi të kënaqur me rezultatin në fund, ne fituam një pikë në fund. Ne nuk jemi shumë të kënaqur, ne shkuam për fitore” – tha Mitrovic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme