Me 24 prill 2012, penalltia u bë armiku numër një i Sergio Ramos. Që nga ajo kohë, qendërmbrojtësi spanjoll është shndërruar në mjeshtër të këtij specialiteti. Ajo datë specifike, penalltia e humbur ishte me përgjegjësi maksimale, sepse ndodhte ndaj Bayern Munich, në Ligën e Kampionëve.
Veç tij gabuan nga pika e bardhë edhe Cristiano Ronaldo e Kaka, duke u eliminuar në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni. Asokohe, trajner i të bardhëve ishte Jose Mourinho. Që atë ditë, Ramos ka goditur penallti plot 15 herë, duke e dërguar topin në rrjetë në 14 raste.
Penalltitë e Ramos me Real Madridin
| Data | Ndeshja | Finalizimi |
| 06/11/2019 | R.Madrid 5-0 Galatasaray | Po |
| 30/10/2019 | R.Madrid 5-0 Leganés | Po |
| 09/02/2019 | Atlético 1-3 R.Madrid | Po |
| 24/01/2019 | R.Madrid 4-2- Girona | Po |
| 09/01/2019 | R.Madrid 3-0 Leganés | Po |
| 11/11/2018 | Celta 2-4 R.Madrid | Po |
| 03/11/2018 | R.Madrid 2-0 Valladolid | Po |
| 01/09/2018 | R.Madrid 4-1 Leganés | Po |
| 26/08/2018 | Girona 1-4 R.Madrid | Po |
| 15/08/2018 | R.Madrid 2-4 Atlético | Po |
| 09/05/2018 | Sevilla 3-2 R.Madrid | Po |
| 09/05/2018 | Sevilla 3-2 R.Madrid | Jo |
| 21/02/2018 | Leganés 1-3 R.Madrid | Po |
| 12/01/2017 | Sevilla 3-3 R.Madrid | Po |
| 20/11/2010 | R.Madrid 5-1 Athletic | Po |
Burimi: Transfermarkt
Është interesant se gabimi i vetëm nga pika e bardhë erdhi në një humbje ndaj Sevilla së tij (3-2). Në atë kohë filloi një seri penalltish të suksesshme, që është akoma e vlefshme edhe sot. Me finalizimin e saktë kundër Galatasaray, të mërkurën, tashmë janë 11 penallti të suksesshme radhazi me skuadrën e bardhë. Ky numër rritet në 15 penallti pa dështuar, nëse shtojmë edhe ato me kombëtaren spanjolle.
Me “La Roja” nuk pati një fillim të ëndërruar, pasi do të dështonte në dy penalltitë e para: kundër Brazilit, në vitin 2013, dhe kundër Kroacisë në “Euro 2016”. Që atje, asnjërën nga 6 penalltitë e goditura me kombëtaren nuk e ka dështuar.
Penalltitë e Ramos me Spanjën
| Data | Ndeshja | Finalizimi |
| 05/09/2019 | Rumanía 1-2 España | Po |
| 10/06/2019 | España 3-0 Suecia | Po |
| 23/03/2019 | España 2-1 Joruega | Po |
| 15/11/2018 | Croacia 3-2 España | Po |
| 14/11/2017 | Rusia 3-3 España | Po |
| 14/11/2017 | Rusia 3-3 España | Po |
| 21/06/2016 | Croacia 2-1 España | Jo |
| 01/07/2013 | Brasil 3-0 España | Jo |
Fuente: Transfermarkt
Pas largimit të CR7, kapiteni i bardhë ka fituar peshë në goditjen e penalltive te Real Madridi. Askush nuk ka debatuar që prej asaj kohe, se kush duhet ta marrë topin në dorë, kur gjyqtari tregon pikën e bardhë. Më parë kishte regjistruar 5 penallti (4 të konvertuara në gol) në 13 vite. Që nga korriku 2018 (pas largimit të portugezit), Ramos ka ekzekutuar 10 penallti të sakta.