Kryepeshkopi Australian Philip Wilson, kleriku më i lartë katolik në botë, i shpallur fajtor për fshehjen e abuzimit seksual të fëmijëve në Kishën Katolike Romake, ka dhënë dorëheqjen.
Lajmi u dha nga zyra e shtypit, e Vatikanit, e cila theksoi se edhe Papa Francesku pranoi dorëheqjen e tij.
67-vjeçari nga Adelaide u dënua në maj pasi kishte fshehur abuzimet e një prifti pedofil, ndonëse vetë Wilson mohoi të kishte pasur dijeni dhe premtoi se do të apelonte vendimin.
Kryepeshkopi i ka rezistuar për më se dy muaj presionit për t’u larguar, ndërsa vetëm javën e kaluar ishte edhe kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ai që i kërkoi Papës të ndërhyjë dhe ta shkarkojë.