Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka mbajtur konferencën “Sot flas unë”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë konferencë kanë diskutuar përfitues të shërbimeve sociale, fëmijë dhe prindër, ku kanë ndarë sfidat e tyre si pasojë e mungesës së shërbimeve dhe nevojën për shërbime sociale të qëndrueshme e cilësore.
Donjetë Kelmendi, drejtoreshë e KOMF-it, tha se dhënia e shërbime sociale mbetet sfidë dhe se ofruesit e tyre kanë vështirësi të mëdha të funksionimit.
Për tri vjet me radhë ajo ka sqaruar se kanë monitoruar dhënie e këtyre shërbimeve dhe se kanë vërejtur se gjendja vazhdon të jetë e rëndë për shkak të pamundësive financiare.
“Është viti i tretë që monitorojmë shërbimet sociale në Kosovë. Kemi lansuar raportin e tretë, raporti fletë për gjendje të rëndë për shërbime sociale për shkak të pamundësive financiare”.
“Lloagariadhëna vazhdon të jetë e brishtë”.
Avokat i Popullit Naim Qelaj, kërkoi që të miratohen dy Projektligje ai i Shërbimeve Sociale dhe për Financa Lokale, që mundësojnë shërbime cilësore për qytetarët e sidomos fëmijët.
Sipas tij, nevojat për shërbime social janë rritur çdo ditë, por që ka munguar ofrimi i tyre. Sipas tij, ofrimi i këtyre shërbimeve është i lidhur ngushtë me të drejtat e njeriut.
“Ofrimi shërbimeve sociale është i lidhur ngushtë me të drejtat e njeriut. Dy Projektligje ai i Shërbimeve Sociale dhe për Financa Lokale për nuk janë miratuar ende, po bëhen tash e sa vite. Vonesa ka shkaktuar edhe pandemi, duke bërë që të vonohet edhe dhënia e fondeve dhe duke pamundësuar dhënie e shërbimeve sidomos të fëmijëve me nevoja të veçanta”.
“Nevojat janë shtuar, por shërbimet nuk janë rritur. Planifikimi duhet buxhetor të bazohet në nevojat e qytetarëve. Avokati mbetet i përkushtuar për krijimin e një sistemi sa më të përshtatshme për qytetarët. Shërbimet nuk ishin në përputhje me standardet në bazë të raportit të publikuar në vitin 2021”.
Edhe Samir Selimi, nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka kërkuar që të miratohen këto dy projektligje. Sipas tij, në një shoqëri ku 30% e popullatës janë fëmijë trajtimi i dinjitetshëm i tyre është obligim, raporton EO.
“BE-ja i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes sociale. Kjo përfshin qasjen në shëndetësi dhe janë thelbësore për një jetë dijitoze që të jenë pjesë. Miratimi i Ligjit për Shërbime Sociale është jetik, e do të ndikojë në jetën e mbi 30 mijë qytetarëve”.
“Në një shoqëri ku bëjnë pjesë 30% e fëmijëve e popullsisë duhet të ketë investim. Nuk ka mekanizma për financim, këto institucione janë drejt mbylljes ngase iu mungon financimi. Të miratohen projektligjet edhe të fillojnë të zbatohen sa më shpejtë”.
Eldin Gashi, anëtar në grupin “Hënë” në kuadër të Handikosit, tha se është e drejtë bazike e secilit fëmijë të rritet në një ambient të sigurt pa diskriminim, paragjykim apo bulëzim.
Ai më tej ka shtuar se si fëmijë me nevoja të veçanta ka pasur shumë probleme gjatë shkollimit sepse ka qenë i diskriminuar e i paragjykuar nga bashkëmoshatarët dhe mësimdhënësit.
“Jam këtu t’i shprehi shqetësimet e mia edhe të gjithë fëmijëve. Është e drejtë bazike e secilit fëmijë të rritet në një ambient të sigurt pa diskriminim, paragjykim apo bulizim. Unë këtu kur erdha në këtë objekt e pashë që, qoftë se një përfaqësues në vendi tim kish qenë përdorues i karrocës, atëherë nuk do të kishte qasje me qenë këtu. Të rriturit dhe institucionet duhet që të kujdesen për në që të na mundësojnë një jetë më të mirë”.
“Unë si nxënës me aftësi të kufizuar kam pasur shumë probleme gjatë shkollimit tim sepse kam qenë i diskriminuar e i paragjykuar nga bashkëmoshatarët dhe mësimdhënësit, por fatmirësisht unë jam avancuar duke mbajtur trajnime të ndryshme për t’i mbrojtur drejtat e mia dhe të ngrisë zërin për mua dhe kam arritur që me ndihmën e institucioneve ja dalë dhe mu ndje i barabartë në shoqërinë që kam qenë”.
Afërdita Gashi, përfaqësuese e grupit avokues në regjionin e Prishtinës të prindërve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, tha se këta fëmijë kanë nevojë çdo ditë për shërbime shëndetësore cilësore, raporton EO.
“Jam një nënë e fëmijut me aftësi të kufizuar, mungesa e shërbimeve shëndetësore, këta fëmijë kanë nevojë për shërbime shëndetësore adekuate, profesionale që se pari të jenë mirë më shëndet, ndoshta ne gjejmë shërim por duhet me prit si gjithë të tjerët në radhë. Fëmijët me aftësi të kufizuar kanë nevojë për shërbime profesionale, adekuate që atyre çdo ditë preokupohen në jetën e tyre dhe mirëqenien tyre shëndetësore”.
“Jeta e një nëne me fëmijë me aftësi të kufizuar ka të bëjë shumë, nga mëngjesi deri nesër në mëngjese, duke filluar nga zgjimi duke u marrë me veshjen me ushqimin, përgatitjen për shkollë, në mungesë të asistentit personal duhet të jemi të pranishme edhe në shkollë, e ndoshta ju pengon prania e fëmijëve tjetër pse një nënë të rrijë në mësim, ndoshta i pengon edhe mësuese, stafit edhe prindërve, por ajo nënë duhet të rrijë aty”.
Behrije Gashi, familje strehuese për fëmijët e braktisur, tha se nga viti 2006 ajo është kujdesur për 26 fëmijë të braktisur dhe pa kujdes prindëror një pjesë e tyre me aftësi të kufizuar.
“Unë kam filluar në vitin 2006, në një stori ne televizion e kam parë ku thuhej “Bëhuni Familje Strehuese shpëtoni jetë”, kjo fjali me brengosi në zemër, fola me bashkëshortin, fëmijët e mi biologjikë dhe shkuam të marrim informata se cilat janë procedurat”.
“Pas një muaji na erdhi fëmija i parë për strehim, ishte një botë krejt ndryshe kur na erdhi fëmija parë dhe shpesh herë e pyesja veten si mund të lihet një fëmijë në rrugë”.
Ky aktivitet është mundësuar në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.