Instituti KIPRED ka lansimin e mekanizmit përcjellës të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë. Mekanizmi mbledhë dhe përcjellë të dhëna mbi shkeljet e të drejtave të njeriut të raportuara në katër institucione, përfshirë policinë e Kosovës, Prokurorinë, Gjykatat, dhe Avokatin e Popullit.
Mekanizmi po ashtu përmban përshkrime të rasteve të veçanta të hetuara nga Avokati i Popullit në mënyrë që të rritet vetëdija dhe debatet publike mbi këto raste, raporton Ekonomia Online.
Avokati i Popullit Hilmi Jashari tha se ende mbesin të pazgjidhura rreth 400 mijë lëndë nëpër gjykata dhe kjo është ndër shkeljet e të drejtave të njeriut.
“Sa i përket mbrojtjes së të dhënave mendoj që është një nga momentet më të rëndësishme për të hartuar politika ose për të korrigjuar kur ato dështojnë. Ne kemi bashkëpunim me organizatat jo-qeveritare dhe ne jemi shumë të kënaqur”.
“Është paksa absurde sepse secili qytetar pothuajse 117 mijë afektohen kjo, nëse keni parasysh se në nivel vendi janë diku 400 mijë lëndë janë në proces i bie që pothuajse çdo i treti e ka të njëjtin problem”.
Richardo Serri tha se mbrojtja e të drejtave të njeriut është bazike për integrim Bashkimin Evropian (BE).
“Mbrojtjes të drejtave është pjesë e secilin dokument të Bashkimit Evropian, është në krye të agjendës në lidhjen tonë me Kosovën dhe me çdo vend që synon bashkimin evropian. Unë mund të përmend emrat dhe numrin e dokumenteve qe kanë të bëjnë më ligjin për të drejtat t njeriut”.
Ariana Qosaj-Mustafa nga KIPRED tha se institucionet që mbrojnë të drejtat e njeriut duhet të fuqizohen, raporton EO.
“Besoj që ky avokimi i bazuar në fakte është pak i pamundur dhe besoj që qëllimi ynë k qenë me u lidh me institucionet që mbrojnë të drejtat e njeriut në mënyrë ta bëjmë rritjen e presionit publik. Ajo çka ne e kemi identifikuar fillimisht dhe kur është bërë hartimi i këtij projekti ka qenë bash mungesa e të dhënave”.
Mekanizmi përcjellës është pjesë e një serie aktivitetesh të parapara në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive” nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis.
Projekti synon që të përmirësojë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë duke e angazhuar në mënyrë aktive shoqërinë civile në monitorimin dhe rritjen e trysnisë publike mbi strukturat gjyqësore dhe jo-gjyqësore për të drejtat e njeriut, në përmbushjen e mandatit të tyre për të drejtat e njeriut.