Mbrojtja thotë se Thaçi s’ka pasur kontroll mbi UÇK-në

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe, ka theksuar se ish-presidenti Thaçi nuk ka pasur kontroll mbi UÇK-në. Ai ka rikujtuar se në Rambuje, ndonëse ishin krejt anëtarët e Shtabit të UÇK-së, Thaçi nuk kishte mundur të marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Hashim Thaçi nuk ka mundur të nënshkruajë marrëveshjen e Rambujës pa pëlqimin e komandantëve rajonalë. Ai ka udhëtuar në Slloveni për të marrë pëlqimin e Adem Demaçit, i cili refuzonte marrëveshjen e Rambujes. Madje edhe vetë ish-sekretarja amerikane, Medeline Albright, e kishte telefonuar Demaçin për ta bindur”, ka thënë avokati amerikan.

Ai po ashtu ka cituar ish-sekretaren Albright, e cila Thaçin e kishte përshkruar si një student të shkollës së mesme.

Të ngjashme