Mbushen sheshet në përkrahje të krerëve të UÇK-së

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 14:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një numër i madh i qytetarëve kanë nisur të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar për Drejtësi, nismë kjo e marrë nga platforma “Liria ka Emër”.

Më poshtë janë disa fotografi ku shihen qytetarët e mbledhur në shesh.

Që nga mëngjesi, shumë autobusë janë nisur nga qytete tjera për të ardhur në kryeqytet për të marrë pjesë në këtë marsh.

Kujtojmë që Marshi i Drejtësisë po mbahet një ditë para nisjes së gjykimit kundër katër komandantëve të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sali Elshani nga Drenasi tha se gjithëherë Drenica është këtu sot dhe që garanton për ish-krerët se asnjëri nuk ka kryer asnjë krim lufte.

“Jemi shumë, besoj që Prishtina nuk ka me i nxanë sa jemi këtu sot, se krejt Drenica jemi këtu sot. Gjithë kemi qenë krejt Drenica, prapë jemi krejt Drenica. 100% është politike edhe le të qesin gishtin le të mendojnë, kriminelët që kanë bërë masakra sidomos në Drenicë, mos t’i numërojmë masakrat me fëmijë, dy javësh fëmijën e kanë vrarë, sot enden shlirë, çlirimtarët tanë na i kanë marrë na i kanë burgosur. Çfarë drejtësie, çfarë gjykate e Hagës është ajo. Kriminelët duhet t’i zënë mos të jenë të lirë, çlirimtarët duhet të vijnë. Kryeministri i Shqipërisë mirë e ka qëlluar që ia bëni Zelenskyt, masi të çlirohesh ki me shku në Hagë, si Hashim Thaçi edhe aty ka çliruar ka sakrifikuar sot gjendet në Hagë, edhe është marre para se gjykata me ua caktu dënimet që 2 vjet mbahet arrest, turp është për atë gjykatë dhe për ata që e kanë formuar atë. 100% të pafajshëm janë çlirimtarët, unë garantoj që këta si janë në Hagë se asnjë njeri vra nuk e kanë”, tha Elshani.

Sefer Muslijaj i cili ka ardhur nga komuna e Istogut në përkrahje të marshit tha se Gjykata e Hagës pretendohet të jetë e Kosovës mirëpo sipas tij nuk është.

“Unë jam për drejtësi, unë nuk e di veç ai që nuk frymon shqip nuk është edhe këtu edhe në botën e jashtme edhe nëpër çdo komunë. Evropa punon bashkë me shtetet e tjera ndërkombëtare për interesat e veta politike, gjeostrategjike. Këtu çka na ka shtyrë më së shumti përveç personave fizik që ndodhen atje dhe prijës të luftës, bashkimi që Gjykata nuk është e jona fare edhe pse shkrun e Kosovës, sipas meje nuk është fare e Kosovës, në vend të huaj, me prokurorë të huaj, me gjykatës të huaj dhe me mbrojtës të huaj, na ka shti më së shumti që e ka ndryshuar, janë munduar shqiptarët, luftën shkurt e më shqip ta minimizojnë edhe ajo që do të ndikojë edhe në dialog edhe në përfundimin përfundimtar edhe të mësohet gjenocidi i Serbisë. Secili kinse i sëmurë nga kanceri është liruar nga Gjykata e Hagës, që sdi sa vite dhe sot mban diskurs politik anti-shqiptar edhe kundër popujve tjerë.”, tha Muslijaj.

Të ngjashme