Mbushi makinën me drogë, arrestohet shqiptari në Greqi

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas shqiptar ra në prangat e policisë greke një natë më parë, në aksin që lidh Kalpaqin me Janinën.

Sipas departamentit të anti drogës greke, lënda narkotike ishte ngarkuar në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe po transportohej në bordin e një Alfa Romeo me targa greke e drejtuar prej një shtetasi shqiptar nga Tirana,emri i të cilit për momentin nuk bëhet publik.

Burime policore deklaruan për Top Channel se anti droga kishte informacion për transporitn e lëndës narkotike, ndaj dhe e vunë në survejim automjetin e dyshuar të trafikantëve.

Pasi e lokalizuan në afërsi të Kalpaqit, policët munden ti kalojnë prangat të dyshuarit. Prej kontrollit në automjet,u gjetën 107 kg kanabis,3 celularë dhe shuma prej 180 euro.

I arrestuari dhe materialet në ngarkim të tij u dërguan në gjykatë,e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Kjo është ngarkesa e dytë e kanabisit e kapur në Greqi gjatë 24 orëve të fundit. Një ditë më pare,anti droga sekuestroi 560 kg kanabis në afërsi të Korinthit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme