Bregdeti shqiptar është vënë në lupën e inspektorëve tatimorë që prej fillimit të sezonit. Bizneset e paregjistruara apo parregullsitë tek bizneset e regjistrura janë objekt kontrolli.
Drejtoria e Hetimit Tatimor, Rajoni Jugor, ka bërë të ditur se është duke zhvilluar verifikime të detajuara në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi, etj., me qëllim reduktimin e informalitetit.
9 hotele të paregjistruara janë bllokuar pas kontrolleve të ushtruara ndërsa 2 biznese janë bllokuar në Ksamil e Sarandë për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë.
Për hotelet, bllokimi do të qëndrojë në fuqi deri në regjistrimin e tyre si subjekte me TVSH.
Për të njëjtat arsye janë bllokuar një javë më parë 7 subjekte të paregjistruara.