Mbyllen me rezultate befasuese pjesët e para të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

Prishtinë | 08 Pri 2026 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Janë mbyllur me rezultate befasuese pjesët e para të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Dukagjini po fiton në udhëtim ndaj Ballkanit pas 45 minutëshit të parë me rezultat 2:0, shkruan “Gazeta Express”.

Golat për klinasit i shënuan Hekuran Berisha dhe Mërgim Pefqeli.

Ndërkohë, Ferizaj po avancon kundër Llapit në “Zahir Pajaziti” me rezultat 1:0.

Pjesët e dyta pritet të jenë mjaft interesante, me ekipet vendëse që do ta tentojnë përmbysjen e rezultatit, kurse mysafirët për ta ruajtur kapitalin e krijuar.

Ndeshjet e kthimit do të luhen më 22 prill.

Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës e siguron një vend në Evropë, prandaj ky trofe është mjaft i lakmuar për klubet.

Të ngjashme