Mbyllen pa arritjen e një marrëveshje negociatat treditore mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë të mbajtura në Kretë.
Bisedimet u fokusuan në çështjet e hapura mes të dyja palëve të përmbledhura në një paketë.
Në një deklaratë të përbashkët të dy ministrave në përfundim të takimit thuhet se bisedimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u krye një punë substanciale, raporton TV Klan.
Ministri Bushati dhe Kotzias ranë dakord që të takohen sërish në Shqipëri, në mënyrë që të vlerësojnë progresin e arritur dhe të vendosin për hapat e mëtejshëm përpara.