Me kohë është mbyllur qendra e votimit në Fakultetin e Edukimit, raporton Ekonomia Online.
Mbikëqyrës në këtë qendër nuk janë prononcuar për medie me arsyetimin se e kanë të ndalur.
Në Kosovë, më 14 nëntor mbahet rundi i balotazhit, ku qytetarët zgjedhin krerët e rinj të 21 komunave.
Në këtë rund zgjedhjesh, Lëvizja Vetëvendosje ka garuar në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë komuna, Nisma Socialdemokrate dhe Partia Socialdemokrate, Lista Serbe dhe GI SNS në nga një komunë.