Agjencia Kosovare e Privatizimit bashkë me Policinë e Kosovës gjatë ditës së sotme kanë mbyllur sot dy pompa derivatesh “Nis Petrol” në veri të vendit.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka njoftuar se njëra pompë është në Mitrovicë të Veriut, tjetra në Zubin Potok dhe e treta në Ujman.
“Sot Policia e Kosovës ka asistu AKP në verifikim të pronave të tyre. Një pompë e benzinës në Mitrovica Veri, një në Zubin Potok dhe një në Ujman janë mbyll. AKP ka qenë në prezencë të Inspektorëve të MTI-së dhe ATK-së. Çdo gjë ka kaluar pa probleme”, tha Elshani.