Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar në zgjedhjet e shtata presidenciale.
Pas mbylljes së vendvotimeve, do të mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment kanë qenë brenda objekteve ku është votuar.
KSHZ në konferencë sot njoftoi se rezultatet e para do t’i publikojë rreth mesnatës, ndërsa raportoi për disa parregullsi të vogla.
Gjithashtu nga KSHZ theksuan se në tre vendvotime në Kumanovë, procesi i votimit është ndërprerë për më shumë se tre orë dhe i njëjti do të vazhdohet pas orës 19:00.
Vendvotimet u hapën në orën 07:00. Të drejtë vote kanë pasur 1.814.317 shtetas të regjistruar në listën zgjedhore. Në 3480 vendvotime ata kanë mundur të votojnë për një nga shtatë kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Arben Taravari dheMaxim Dimitrevski.