Aeroporti Ndërkombëtar “Dunedin” në Zelandën e Re është mbyllur pasi Policia ka gjetur një pako të dyshimtë.
Policia përmes një deklarate për media ka thënë se janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbuluar çka ka në atë pako.
Frika u ngjallë edhe më shumë pas ngjarjes që ndodhi të premten kur ndodhi sulmi terrorist në dy xhami në Christchurch, transmeton Koha.net.
Sipas mediave në Zelandën e Re, autoritetet kanë thënë se janë anuluar disa fluturime.