Mbyllet aeroporti në Zelandën e Re, gjendet një pako e dyshimtë

Prishtinë | 17 Mar 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Aeroporti Ndërkombëtar “Dunedin” në Zelandën e Re është mbyllur pasi Policia ka gjetur një pako të dyshimtë.

Policia përmes një deklarate për media ka thënë se janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbuluar çka ka në atë pako.

Frika u ngjallë edhe më shumë pas ngjarjes që ndodhi të premten kur ndodhi sulmi terrorist në dy xhami në Christchurch, transmeton Koha.net.

Sipas mediave në Zelandën e Re, autoritetet kanë thënë se janë anuluar disa fluturime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme