Janë mbyllur të pesë takimet e javës së 21-të, ku nuk munguan rezultatet befasuese dhe ndryshimet në renditje.
Derbi i kësaj jave u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina mposhti Dritën me rezultat 2-0.
Kjo fitore e fut fuqishëm në garë për titullin Prishtinën, që mbetet e treta, por me katër pikë më pak se lideri Ballkani që ka 45 pikë, e tri më pak se Drita që ka 44 pikë.
Gjilani pas një pike të marr me Ballkanin mbetet i katërti me 31 pikë.
Fitorja e Trepçës ’89 ndaj Llapit (1-0), ka bërë që mitrovicasit të qëndrojnë fuqishëm në pozitën e pestë.
Arbëria është e gjashta me 25 pikë, ndërsa Feronikeli i gjashti me 24.
Llapi dhe Drenica janë në zonën e rrezikut me nga 23 pikë, ndërsa Besa mbetet në fund me 7 pikë.