Stinori pranveror në futboll fillon më 13 shkurt, përfundon më 30 maj

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Stinori pranveror në futboll në Kosovë do të fillojë më 13 shkurt të vitit të ardhshëm dhe do të mbarojë më 30 maj.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Në mbledhje është vendosur edhe për ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”, që do të mbahet më 23 dhjetor nga ora 17:00. Për shkak të gjendjes me pandeminë, nuk do të ketë mysafirë, por të pranishëm do të jenë vetëm anëtarë e Komitetit Ekzekutiv dhe laureatët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme