Mbyllet java e 21-të në Superligën e Kosovës: Garë e zjarrtë për titull dhe mbijetesë

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Janë mbyllur të pesë takimet e javës së 21-të, ku nuk munguan rezultatet befasuese dhe ndryshimet në renditje.

Derbi i kësaj jave u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina mposhti Dritën me rezultat 2-0.

Kjo fitore e fut fuqishëm në garë për titullin Prishtinën, që mbetet e treta, por me katër pikë më pak se lideri Ballkani që ka 45 pikë, e tri më pak se Drita që ka 44 pikë.

Gjilani pas një pike të marr me Ballkanin mbetet i katërti me 31 pikë.

Fitorja e Trepçës ’89 ndaj Llapit (1-0), ka bërë që mitrovicasit të qëndrojnë fuqishëm në pozitën e pestë.

Arbëria është e gjashta me 25 pikë, ndërsa Feronikeli i gjashti me 24.

Llapi dhe Drenica janë në zonën e rrezikut me nga 23 pikë, ndërsa Besa mbetet në fund me 7 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme