Mbyllet një institucion paralel i Serbisë në veri, Sveçla: Jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset

Prishtinë | 26 Dhj 2024 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar mbylljen e një institucioni paralel të Serbisë në Mitrovicë të Veriut, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kjo u bë në respektim të plotë të legjislacionit dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre. Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund”, ka shkruar Sveçla.

Të ngjashme